Me Gazën e zhytur në errësirë, avionët luftarakë të Izraelit vazhduan të bombardojnë lagje gjatë natës së të mërkurës.
Spitalit kryesor në qytetin e Gazës i kanë mbetur vetëm katër ditë karburant për gjeneratorët e tij, thonë grupet humanitare. Rrethimi i Izraelit do të thotë se ushqimi dhe uji i pastër po mbarojnë.
Pa energji për pompat, ujërat e zeza të papërpunuara po grumbullohen në disa rrugë, raportoi BBC.
Egjipti fqinj ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar gjashtë-orësh për të marrë ndihma.
Më shumë se 1,200 persona janë vrarë në Gaza që prej Izraeli lëshoi raketat ajrore të shtunën. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka thënë se mbi 338,000 persona janë zhvendosur – shumica janë strehuar në spitale dhe shkolla.
-
Tanket izraelite hyjnë më thellë në Gazë, shumë të plagosur mbesin të bllokuar
-
Shpërthime të tjera të fuqishme në Gazë
-
Ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj evakuimi në Gazë, ndërsa kriza e urisë përkeqësohet
-
Të paktën 40 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
-
Goditet spitali në Gaza nga një sulm ajror izraelit