Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgë, në mungesë të energjisë elektrike.

Siç ka raportuar BBC-ja të enjten, termocentrali i vetëm i Gazës ka mbetur pa karburant që nga e mërkura dhe gjeneratorët mund të ndalojnë së punuar brenda disa orësh, thuhet në njoftimin e Komitetit.

“Pa energji elektrike, spitalet rrezikojnë të kthehen në morgë”, thuhet në reagim.

Ndërsa, është bërë e ditur se qendrat mjekësore janë mbingarkuar pasi Izraeli vendosi “një rrethim të plotë” në Gaza dhe goditi territorin me sulme ajrore dhe artileri.

Izraeli është zotuar se nuk do të kthejë furnizimin me energji elektrike dhe s’do të lejojë burimet bazë derisa Hamasi t’i lirojë 150 pengje të rrëmbyera gjatë sulmeve të së shtunës.