Franca, Gjermania dhe Italia janë caqet kryesore të Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ka paralajmëruar përmes një raporti të ri Shërbimi estonez për Inteligjencë të Jashtme.
Objektivi i Moskës është që Parlamentin Evropian ta kthejë në një zmadhues të propagandës anti-BE, shkruan Efis në raportin e vet vjetor, të publikuar këtë javë, raporton EuObserver, transmeton Koha.net.
E ndërhyrja në zgjedhje vjen midis përgatitjeve për një përplasje të mundshme ushtarake me NATO-n, që mund të nxitet nga prirja pro-perëndimore e Bjellorusisë, shkruan në vazhdim të raportit.
“Kremlini me gjasë do të fokusohet në shtetet më të mëdha anëtare – Gjermaninë, Francën dhe Italinë – ku shpreson të sigurojë shumicën e mandateve (miqësore)… dhe ku disa prej partive politike e kanë shprehur përkrahjen e qartë për politikat aktuale të Kremlinit karshi Perëndimit”, shkruan Efis, duke iu referuar AfD-së së të djathtës ekstreme në Gjermani, të djathtës franceze dhe “Liga”-s së Italisë.
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë
-
Belgjika do t’i hetojë dyshimet për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet evropiane
-
Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në Evropë
-
BE me strategji më të ashpër për të ndaluar influencën ruse në Europë