Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publike, të Marko Zvrlevskit.
Lëndë hetimi e Marko Zvrlevskit janë dyshimet rreth raportit financiar të LSDM-së dhe financimi i partisë, transmeton Alsat-m. Para Spasovskit në bisedë informative në Prokurori ishte edhe shefi i tij, Zoran Zaev.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZaev të premten deklaroi se Zvrlevski hap kundër-hetim gjithmonë kur PSP-ja do të hap ndonjë hetim të ri.
Hetimi i Prokurorisë, sipas shkrimeve të një pjese të medieve të afërta me pushtetin, mes tjerash është nxitur nga dyshimi se LSDM-ja ka paraqitur shpenzime joreale në raportet për fushatën zgjedhore.