Së paku tre persona kanë vdekur e katër rezultojnë të zhdukur pasi një autobus ka rënë nga ura për në lumë në veriperëndim të Spanjës, kanë njoftuar shërbimet emergjente spanjolle të dielën, njofton agjencia Reuters.
Dy të mbijetuar – shoferi dhe një pasagjer – janë nxjerrë nga lumi Lerez. Rrymat e forta dhe shiu po vështirësojnë kërkimin për të mbijetuar tjerë.
Të mbijetuarit janë dërguar në spital.
Autobusi i kompanisë Monobus po udhëtonte mes qyteteve Lugo dhe Vigo. Doli nga ura dhe përfundoi në lumë rreth orës 21:30 me kohë lokale. Ende është e paqartë se si erdhi deri te ky aksident. Autobusi ra nga lartësia rreth 75 metra.
Artikuj të ngjashëm