Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar për 769 të vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend në 24 orët e fundit, njofton Reuters.
Më këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Spanjë është rritur në 4.858, që e bën vendin e dytë më të goditur në këtë statistikë. Vetëm Italia ka më shumë të vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ndërkohë, numri i të infektuarve në Spanjë është rritur në 64.059. SHBA-ja, Kina dhe Italia kanë më shumë raste të të infektuarve.
Artikuj të ngjashëm