Spanja insiston se rastet e reja me COVID-19 janë të izoluara dhe nën kontroll. Britania e Madhe ka vendosur masë karantine ndaj personave që vijnë nga Spanja, shkruan BBC.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Spanjë është rritur së fundi pas lehtësimit të masave. Disa nga rajonet kanë vendosur sërish masa kufizuese, përfshirë edhe obligimin e mbajtjes së maskave.
“Spanja është e sigurt për spanjollët dhe turistët”, është thënë nga Ministria e Jashtme e Spanjës.
Infeksioni në mesin e të rinjve, që janë mbledhur në numër të madh, janë veçanërisht shqetësuese. Franca e Belgjika po ashtu kanë rekomanduar qytetarët që të mos kalojnë pushimet në Barcelonë apo plazhet në qytetet fqinje.
Britania e Madhe ka marrë vendim se të gjithë që vijnë nga Spanja të vetëizolohen për 14 ditë. Kjo ka hyrë në fuqi nga e diela.