Spanja të martën nxiti partnerët e Bashkimit Evropian për të vendosur rregulla të përbashkëta për të hapur kufijtë dhe për të kthyer lirinë e lëvizjes përbrenda Zonës se Shengenit, derisa shtetet po vendosin afate dhe mënyra të ndryshme të daljes nga kufizimet për shkak të koronavirusit.
“Duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për të definuar rregulla të përbashkëta që do të lejojnë lirinë e lëvizjes përbrenda territorit të Evropës”, ka thënë Ministrja spanjolle e Punëve të jashtme Arancha Gonzales, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Edhe pse shtetet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme të hapjes së kufijve, duhet të ekzistojnë rregulla të përbashkëta përgjatë Zonës së Shengenit, për të hapur kufijtë e brendshëm dhe për të vendosur rregulla për kufijtë e jashtëm, ka shtuar ajo.
-
Evropa në flakë
-
Gjibraltari hyn në një epokë të re, hiqet gardhi kufitar i territorit britanik me Spanjën
-
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj
-
BE-ja hedh poshtë propozimin për pezullim të marrëveshjes së asociimit me Izraelin