Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja synon ta shkurtojë orarin e punës në 37 orë e gjysmë në javë

Qeveria në detyrë e Spanjës ka njoftuar të martën se po synon që orarin e punës gjatë javës ta bëjë 37 orë e gjysmë, nga 40 orë sa ka qenë deri më tash, raportoi Associated Press.

Spanja ka pasur një javë pune 40-orëshe për dy dekadat e fundit. Tani, qeveria dëshiron të shkojë drejt një jave më të shkurtër pune si në Francën fqinje, ku java e punës është 35 orë.

Propozimi është që Spanja të ketë një javë pune 38 orë e gjysmë vitin e ardhshëm dhe kjo të bjerë në 37 orë e gjysmë në vitin 2025.

Partia Socialiste e Spanjës dhe partneri i saj i koalicionit, Sumari i majtë (Forcat e Bashkuara), kanë kohë deri më 27 nëntor për të fituar mbështetjen e shumicës së Parlamentit të Spanjës për të formuar një qeveri të re. Nëse jo, zgjedhjet e reja kombëtare do të mbahen në janar.

Marrëveshja e së martës ishte hapi i parë, me të cilin përballen palët para se ato të synojnë që të fitojë mbështetjen e disa partive më të vogla.

Kryeministri Pedro Sanchez, udhëheqësi socialist dhe udhëheqësja e Sumarit, Yolanda Diaz, nënshkruan dokumentin dhe e paraqitën atë në Madrid.