Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja largon nga ishujt refugjatët afrikanë

Qindra refugjatë janë dëbuar nga ishujt Kanarie të Spanjës pas ngritjes së numrit të ardhurve nga Afrika. Një grup prej 225 refugjatësh janë larguar nga porti, por mijëra të tjerë kanë mbetur aty. Vetëm gjatë këtij viti ishujt spanjollë janë strehë e 16 mijë refugjatëve.

Më shumë se gjysma e tyre kanë ardhur në muajin tetor. Shumica e refugjatëve janë nga Maroku. Qeveria në Madrid ka nisur hetimet ndaj vendimit për t’i dëbuar refugjatët. Ishujt spanjollë shërbejnë si rrugë transite për refugjatët afrikanë që ia mësyjnë Evropës.