Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka thënë se vendi i tij e mbështet aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Jose Manuel Albares i ka thënë Sky News se “nuk mund të gjykojnë nëse ky do të jetë vendimi final” porse shton se “dua të jem i qartë, ka një vend për Ukrainën në familjen evropiane”.

Ai tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është në tavolinë aktualisht” pavarësisht se vendi ka shprehur dëshirën që shumë kohë t’i bashkohet kësaj aleance.