Botë

Spanja aktivizon trupat ushtarake për ndaljen e emigrantëve

Spanja ka nxjerrë ushtarë me makineri të blinduar në plazhin afër kufirit maroken, me qëllim që ta ndalë fluksin e emigrantëve që po hyn në enklavën spanjolle, Seuta.

Spanja është përballur të martën me krizë humanitare dhe diplomatike pasi që me mijëra marokenë kanë kaluar në territorin spanjoll pas vendimit për zbutjen e kontrolleve kufitare. Emigrantët me not e duke i pedaluar barkat, ia kanë dalë që të hyjnë në tokën evropiane.

Deri të martën në mëngjes, autoritetet kanë raportuar për rreth gjashtë mijë emigrantë në qytetin spanjoll. Qeveria spanjolle ka bërë të ditur se 1 mijë e 500 prej tyre janë tinejxherë. Qyteti prej 85 mijë banorësh në Afrikën Veriore shtrihet në brigjet e Detit Mesdhe.

Aty është kufiri me rrethojë të dyfishtë prej dhjetë metrash. Fluksi aktual ka thelluar marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Rabatit dhe Madridit pas vendimit të fundit të Spanjës për ta lejuar trajtimin mjekësor të një grupi militant që lufton për pavarësi të Saharasë Perëndimore.