Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se shteti i tij është afër që ta kalojë pikun e infektimeve, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi ka rënë për ditën e dytë me radhë.
Spanja ka vazhduar izolimin deri më 25 prill, me arsyetimin se kështu po shpëtohen jetët, transmeton KOHA.
Numri prej 809 të vdekurve brenda një dite ishte më ulëti në Spanjë gjatë një jave. Më shumë se 60 mijë njerëz kanë vdekur nga virusi që ka prekur mbi 1 milion të tjerë.
Në 24 orët e fundit, 7 mijë e 026 persona janë infektuar në Spanjë, që është numri më i ulët që prej të premtes.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja raporton më shumë se 23.000 raste të reja me COVID-19 që nga e premtja
-
Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për luftimin e koronavirusit
-
Spanja vazhdon kufizimet deri më 21 qershor
-
Në Spanjë 70 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
48 të vdekur në Spanjë, shifra më e ulët ditore që nga 16 marsi