Botë

Spajiq: Kemi arritur fitore të madhe, presim që sa më shpejt të formohet Qeveria

Lideri i Lëvizjes “Tani Evropa”, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Ai tha se në zgjedhjet e sotme të parakohshme është arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.

Spajiq njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiq tha se e kishte thënë qartë se me kë nuk do të bënte koalicion – me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Spajiq nuk i është përgjigjur pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe si do të reagonte Bashkimi Evropian ndaj tij.

“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin “Europe Now 2”. Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në katër vitet e ardhshme dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”, ka thënë ai.