Bisedimet e para për paqe ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve do tw fillojnw tw shtunwn në Katar, pas disa muajsh tw shtyrjes.
Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Mike Pompeo, e ka quajtur këtë takim si “historik” derisa është nisur për në Doha për ceremoninë hapëse, raporton BBC.
Bisedimet supozoheshin të nisin pas marrëveshjes së sigurisë në mes të SHBA-së dhe talibanëve në shkurt, transmeton KOHA. Por, mosmarrëveshjet mbi një shkëmbim të të burgosurve bllokuan vazhdimin e saj.
Marrëveshja synon t’i japë fund luftës së zgjatur në Afganistan dhe të kthejë trupat amerikane në shtëpi, ndërkohë që palët pajtohen për organizim të shoqërisë pas luftës ate.
Një delegacion i liderëve afganë kanë lënë Kabulin për t’u nisur në Doha të premten, 11 shator, dita kur para 19 vjetësh ndodhi sulmi i tmerrshëm në SHBA dhe që i dha fund sundimit të talebanëve.
Kreu i delegacionit, Abdullah Abdullah, tha se ata po kërkonin “një paqe të drejt dhe dinjitoze”.
Edhe
Negociatorë afganë dhe pakistanezë takohen në Doha për bisedimet e paqes
Të enjten, talibanët kishin konfirmuar se do të marrin pjesë në takim, pasi një grup prej gjashtë të burgosurve ishin liruar.
Këto janë bisedimet e para direkte në mes të talibanëve dhe qeverisë afgane. Deri tash, ata kishin refuzuar të takonin qeveritarë, duke i quajtur “kukulla” të pafuqishme dhe amerikane.