Sot në ‘Rreth Botës’ do të flasim për vetëvrasjen e ish-komandantit kroat, Slobodan Praljak në Hagë.
Kush ishte Praljak? Hero apo qyqar dhe reagimet që shkaktoi vdekja e tij në Kroaci, na tregon Bashkim Fazliu, aktivist i shoqërisë civile në Zagreb dhe bashkëthemelues i sipërmarrjes sociale ‘Okus Doma’.
Mes tjerash jemi fokusuar edhe në tragjedinë e imigrantëve dhe refugjatëve afrikanë të cilët po shitën si skllevër në Libi dhe për grupin djathtist ‘Britain First’ të cilit presidenti amerikan Donald Trump i dha shtysë akoma më të madhe drejt famës duke retweet disa video anti-myslimane.
‘Rreth Botës’ transmetohet nga ora 17.30.
Artikuj të ngjashëm