Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sot 6 vjet, OKB shpalli 21 marsin Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve

Sot shënohet Ditën Ndërkombëtare e Pyjeve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 21 mars si Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve, në vitin 2012.

Kjo ditë shënohet për të ndërgjegjësuar për rëndësinë e pyjeve, shtetet pjesëmarrëse inkurajohen te ndërmarrin iniciativa dhe veprime lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për te organizuar aktivitete qe përfshijnë pyjet dhe pemët, përfshire edhe fushata te mbjelljes se pemëve, shkruan kp.

Tema e vitit 2018 për Ditën Ndërkombëtare te Pyjeve është: Pyjet për qytete të qëndrueshme. Kjo thekson se si pyjet dhe pemët ne zonat urbane mund te ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe ujit, pastrimin e ajrit, sigurimin e ushqimit dhe strehimit, po ashtu dhe edukimin e kohezionit social dhe mirëqenien individuale.