Ish-agjenti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, tha se gazetari i vrarë saudit, Jamal Khashoggi, do të ishte gjallë nëse një kompani izraelite e sigurisë kibernetike nuk do t’ua shiste sauditëve softuerin për ndjekje të njerëzve, transmeton KTV.
Në një intervistë për të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”, Snowdeni foli për gazetarin Khashoggi, i cili më 2 tetor të vitit 2018 u vra në mënyrë brutale në Konsullatën saudite në Stamboll.
“Nëse kompania izraelite NSO, nuk do t’ia shiste teknologjinë e quajtur ‘Pegasus’ Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi sot me shumë gjasa do të ishte gjallë. Grupi NSO, pretendon se shpëton jetë njerëzish, por aktivitetet e grupit janë të rrezikshme”, tha mes tjerash Snowden.
Vitin e kaluar, Snowdeni kishte thënë se Khashoggi është ndjekur me programin e spiunazhit ‘Pegasus’.
-
Snowden: Për vëzhgimin e Khashoggit u përdor teknologjia izraelite
-
E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkimin e princit saudit
-
Raporti i SHBA-së: Princi saudit e autorizoi vrasjen e Khashoggit
-
Arabia Saudite dënon 5 persona me vdekje për vrasjen e gazetarit Khashoggi
- Çfarë na bëri vrasja e Jamal Khashoggit