Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sllovenia merr kontrollin e një gjiri me sovranitet të kontestuar nga Kroacia

Sllovenia nuk raportoi asnjë incident madhor sot, në ditën e parë të ushtrimit të sovranitetit mbi gjirin e Piranit, në Detin Adriatik në përputhje me vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar që Kroacia e kundërshton.

Në qershor, Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit të Hagës i akordoi më shumë se dy të tretat e gjirit të Piranit Sllovenisë, me qëllimin e dhënies fund të një mosmarrëveshje që daton nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykata e Arbitrazhit vendosi të shtunën si datën e hyrjes në fuqi të vendimit. Por Kroacia, që pretendon gjysmën e këtij territori detar, ka refuzuar arbitrazhin, raporton KP.

Mëngjesin e sotëm tre anije kroate peshkimi kanë hyrë në ujërat e përcaktuara për Slloveninë nga ana e Gjykatës. Ato u shoqëruan nga anije patrullimi të policisë kroate, raportuan autoritetet sllovene. Sapo janë pikasur, peshkatarët janë lutur të largohen nga zona, nën kërcënimin e një gjobe.

Autoritetet kroate sqaruan se këto anije ishin duke mbledhur rrjetat e hedhura një natë më parë, dhe janë larguar më pas.

“Ne po mbikëqyrim territorin detar slloven dhe po kontrollojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha për median një zyrtar i Ministrisë së Brendshme sllovene, Bostjan Sefiq.