Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arbitrazhi ia lë Sllovenisë tri të katërtat e Gjirit të Piranit

Zagreb, Lubjanë, 29 qershor – Sllovenia ka fituar tri të katërtat e Gjirit të Piranit, por nuk ka fituar dalje në ujërat ndërkombëtare, megjithatë ka një shteg përmes pjesës së detit kroat. Kështu ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit, raportojnë mediet e atjeshme, transmeton Koha.net.

Po ashtu Sllovenia ka fituar kalim të lirë nëpër detin kroat drejt ujërave ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Korridori deri në ujërat ndërkombëtare është i gjerë rreth 2,5 mile nautike dhe sipas vendimit të gjykatës anijet dhe avionët sllovene do të kenë gjithë lirinë e kalimit nëpër territorin kroat.

Gjykata e Arbitrazhit në Hagë ka thënë se kufiri tokësor në mes të Sllovenisë e Kroacisë kryesisht është i pakontestueshëm, transmeton Koha.net.

Pushteti dhe opozita kroate në prag të publikimit të vendimit ishin unikë në qëndrimin se marrëveshja e arbitruar për Kroacinë është “shkronjë e vdekur në letër” dhe se në mënyrë të qetë e esëll duhet kërkuar mënyrë tjetër të zgjidhjes së kontestit territorial që lidhet me kufirin detar.

Sllovenia, nga ana tjetër, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit rreth kontestit kufitar duhet të respektohet. Leximi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit ka filluar nga vendet kontestuese në kufirin verior të Kroacisë veriore me Slloveninë.

Kjo zgjidhje është në përputhje me marrëveshjen Dërnovshek-Raçan nga viti 2001, nga e cila kishte hequr dorë ish-kryeministri kroat sepse nuk kishte pasur përkrahjen e Kuvendit (Saborit).

Image