Shefi i diplomacisë sllovene, Karl Erjavec, dërgoi letër deri te Komisioni Evropian në të cilën thekson se Kroacia nuk meriton të hyjë në Zonën e Schengenit, sepse cenimi i kufirit në Gjirin e Piranit nga ana e anijeve të saj policore dhe të peshkimit e shkelë rendin juridik të Bashkimit Evropian dhe tërësinë territoriale të Schengenit, kumtoi televizioni nacional kroat HRT.
“Shteti i cili atë e bën me qëllim dhe nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare, nuk i përmbush kushtet të bëhet pjesë e Schengenit”, nënvizoi ministri slloven në letër, shkruan KP.
Ai, gjithashtu, shton se kryeministri slloven, Miro Cerar, është i njoftuar me përmbajtjen e letrës dhe konsideron se Kroacia është e obliguar ta respektojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për kufirin në Gjirin e Piranit.
Gjykata e Arbitrazhit në Hagë muajin e kaluar e zgjodhi kontestin shumëvjeçar mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit, duke konfirmuar se një pjesë më e madhe e gjirit i takon Sllovenisë, që me akt special fitoi korridor përmes ujërave territoriale kroate drejt ujërave ndërkombëtar.
Kroacia dhe Sllovenia për kufirin detar në Gjirin e Piranit kanë mosmarrëveshje që nga viti 1991. Të dy shtetet në vitin 2009 u dakorduan për në arbitrazh, por Kroacia hoqi dorë nga ajo në vitin 2015, pasi ishte zbuluar se përfaqësuesit slloven kanë lobuar para gjykatësve të marrin vendim në dobi të tyre.
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
-
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos