Qeveritë e Skocisë dhe Uellsit propozuan sot projektligjet e tyre për Brexit, me synimin për të rifituar disa nga kompetencat e Brukselit, veçanërisht përsa i përket peshkimit dhe bujqësisë.
Konkretisht këto dy tekste, parashikojnë të lejojnë që qeveritë lokale të Edinburgut dhe Kardifit të rimarrin, menjëherë pas Brexit, kompetencat që i kalojnë Bashkimit Europian.
Shumë të vendosur për autonominë e tyre, Uellsi dhe Skocia i tremben faktit se qeveria britanike e kryeministres, Theresa May do t’i marrë këto kompetenca nëpërmjet projektligjit për tërheqjen nga BE, paraqitur nga drejtuesja konservatore dhe aktualisht në shqyrtim në Parlamentin e Londrës.
Sot, në Parlamentin e Edinburgut, ministri skocez i ngarkuar me Brexit, Mike Russell mbështeti tekstin e qeverisë së tij, të quajtur projektligji i vazhdimësisë.