Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shënoi fitore kundrejt politikanit anti-islamik, Geert Wilders, në zgjedhjet parlamentare, të mërkurën.
"Holanda i tha 'stop' llojit të keq të populizmit. Duam t'i përmbahemi trendit që kemi: të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begattë", u tha Rutte mbështetësve në Hagë.
Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore për Liri e zotit Rutte ka fituar 33 ulëse në Parlamentin prej 150 vendesh.
Partia Liria e zotit Wilders ka dalë e dyta me 20 ulëse, ndërsa Demokristianët dhe partia e qendrës D66 kanë fituar nga 19 ulëse.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 81 për qind.
Liderët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e uruan kryeministrin e Holandës për fitoren.
Edhe
Kandidati anti-imigrim dhe anti-islam i humb zgjedhjet në Holandë
"Një votë për Evropën, një votë kundër ekstremistëve", tha Juncker.
Zgjedhjet në Holandë janë të parat prej tri palë zgjedhjeve që mbahen këtë vit në Evropë e që shihen si test për unitetin e Bashkimit Evropian, në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste në kontinent.
-
“Fushata pozitive” mposht lëvizjen populiste në Holandë
-
Zgjedhjet në Holandë, liberalët dhe të djathtët kokë më kokë
-
Nis votimi në zgjedhjet parlamentare në Holandë, pritet t’i fitojë partia e Geert Wilders
-
Qeveria e koalicionit holandez e dominuar nga një parti anti-islame lufton për të gjetur kryeministër