Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sivjet mbi 1.350 refugjatë kanë humbur jetën në Mesdhe

Gjenevë, 16 maj - Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se që nga fillimi i vitit e deri tani numri i refugjatëve që kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun është mbi 1.350.

Zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler, në një konferencë për mediat në Gjenevë, tha se ditën e diel ekipet italiane dhe libiane të shpëtimit kanë shpëtuar afërsisht 500 refugjatë nga katër gomone dhe anija tregtare "Ohio" në mes të Mesdheut.

Pasi ka theksuar se trupat e 7 refugjatëve të vdekur si pasojë e mbytjes së një gomoneje gjatë fundjavës bashkë me refugjatët e shpëtuar janë dërguar në qytetin portual Trapani në ishullin e Siçilisë në Itali, Spindler ka njoftuar se kanë humbur 20 refugjatë të tjerë në mesin e të cilëve ndodhen gra dhe fëmijë. Ndër të tjera Spindler ka njoftuar se janë të shqetësuar për jetën e refugjatëve të cilët janë nga Nigeria, Bregu i Fildishtë dhe Bangladeshi.

Artikuj të ngjashëm