Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sivjet 45.145 emigrantë arritën në Spanjë përmes Detit Mesdhe

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi sot se këtë vit Spanja ka marrë më shumë emigrantë në gjithë Mesdheun sesa në tre vjetët e mëparshme së bashku.

Sipas IOM-it, deri më 21 tetor, 45.145 burra, gra dhe fëmijë mbërritën në Spanjë nëpërmjet Detit Mesdhe, njofton AP, transmeton KP.

Kjo është pothuajse gjysma e 94,000 emigrantëve që kanë hyrë në Evropë nga Afrika e Veriut.

Deti Mesdhe është ende një rrugë e rrezikshme për migrantët që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Evropë dhe 1.887 njerëz humbën jetën në këtë rrugë.