Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se rreziku për sulme terroriste në Britani të Madhe është në nivelin më të lartë.
Pas sulmit në Manchester të martën në mbrëmje, ku si pasojë vdiqën së paku 22 persona, May ka kërkuar që të ketë më shumë ushtarë në rrugë për të mbrojtur vendin.
“Pas hetimeve të sotme është konkluduar se rreziku duhet të rritet nga 'i rëndë' në 'kritik'”, ka thënë ajo në një njoftim, pas një mbledhjeje të qeverisë.
May ka shtuar se sulme të tilla janë parashikuar edhe për të ardhmen nga hetimet e para.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes