Sistemet raketore të artilerisë së rëndë mobile (HIMARS) nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
"HIMARS kanë mbërritur në Ukrainë. Faleminderit kolegut dhe mikut tim Lloyd J. Austin për këto mjete të fuqishme", shkroi Reznikov në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCNN ka raportuar për këtë por nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse ose kur HIMARS kishin hyrë në vend ose nëse ato po përdoreshin tashmë në fushën e betejës.
HIMARS është një sistem raketash me shumë lëshime i zhvilluar për ushtrinë amerikane në vitet 1970. Ai mbart një pjesë të parangarkuar prej gjashtë raketash.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina operojnë tashmë sisteme MLRS, por versioni HIMARS me gjashtë raketa që po dërgohet për të ndihmuar Kievin është më i avancuar, me rreze dhe saktësi superiore.
Ukraina ka kërkuar rreth 300 nga këto sisteme. Deri më sot, SHBA i ka dhuruar vetëm katër HIMARS Ukrainës, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e ofrimit më shumë në të ardhmen.