Të paktën 32 persona u vranë të martën si pasojë e një sulmi të grupit të Shtetit Islamik në një kamp refugjatësh në anën siriane të kufirit me Irakun, shkruan Monitor.
“Ishin së paku pesë sulmues vetëvrasës të cilët shpërthyen vetveten jashtë dhe brenda kampit të refugjatëve irakianë dhe sirianëve të zhvendosur në provincën Hasakeh”, tha shefi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, shkruan rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, shpërthyen përleshje të ashpra midis luftëtarëve të ashtuquajturit Shteti Islamik me pjesëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë dhe aleancës me luftëtarë kurdë dhe arabë. Disa nga këta të fundit, u raportua se ishin në mesin e të vdekurve nga sulmi, tha Abdel Rahman, për AFP.