Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Siri: Nga sulmet me bomba – së paku 44 të vrarë

Nga dy sulme me bomba në pjesën e vjetër të kryeqytetit Damask në Siri, sot janë vrarë së paku 44 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Sipas këtij grupi, një bombë ka eksploduar në një rrugë derisa aty kalonte një autobus, ndërsa një sulmues vetëvrasës e ka sulmuar një kompleks ku gjenden disa tempuj shiitë, që vizitohen nga pelegrinët e gjithë botës, shkruan rel.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se “dy bomba të vendosura nga terroristët kanë eksploduar afër varrezave, Bab al-Saghir, në Bab Musalla, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje”.

Stacioni televiziv, Al-Maydeen, me seli në Liban, ka raportuar se cak i sulmeve me bomba ishin autobusët me të cilët pelegrinët udhëtonin për në varrezat, Bab al-Saghir.

Kombësia e të vrarëve nuk ishte e qartë.

Burime lokale të sigurisë i kanë thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se me këto bomba ishin sulmuar vizitorët iranianë në tempullin e myslimanëve shiitë.

Edhe 25 të vdekur nga një sulm me bombë në një kishë në Siri Botë 25 të vdekur nga një sulm me bombë në një kishë në Siri

Por, Televizioni shtetëror i Irakut ka raportuar se në mesin e të vrarëve ishin 40 irakianë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.