Me sloganin “Drejtësi për Maqedoninë”, Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, për presidente të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë, thotë se synon që qytetarëve të këtij vendi t’u garantojë që vetë të vendosin për të drejtat e tyre më elementare, për identitetin, emrin e shtetin, ruajtjen dhe kultivimin e traditës kombëtare, por edhe ruajtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të tjerë.
Siljanovska-Davkova, me profesion është profesoreshë e të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Shkupit, dhe si kandidate për kreun e shtetit thotë se është propozuar si e pavarur dhe jo si anëtare e VMRO-DPMNE-së, opozitare. Ajo është një nga kritikueset më të zëshme të ndërrimit të emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut”, andaj edhe fushatën po e udhëheq me sloganin “Drejtësi për Maqedoninë”.
“E drejta e vetëvendosjes është e drejtë e të gjitha kombeve, pra si për individë, ashtu edhe për grupe. Nëse kjo vlen për të gjithë, duhet të vlejë edhe për Maqedoninë. Kjo përfshin edhe të drejtën e emrit, të flamurit, të himnit, gjuhës, e kështu me radhë. Parimi i mospërzierjes ka të bëjë me të gjithë, dhe kjo duhet të vlejë edhe për Maqedoninë”, thotë Siljanovska-Davkova duke kundërshtuar emrin e ri të shtetit “Maqedonia e Veriut”.
-
Rindezja e betejave diplomatike, kërkohet qëndrim më i qartë i subjekteve shqiptare në Maqedoni të Veriut
-
Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli
-
Emri dhe raportet ndëretnike dominojnë fushatën presidenciale në Maqedoninë e Veriut
-
Siljanovska-Davkova: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare në Kumanovë
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare në Kumanovë