Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë një zyrtar i lartë britanik për çështje të sigurisë kibernetike.
“Huawei si kompani krijon gjëra shumë ndryshe nga kompanitë perëndimore. Njëra arsye e kësaj është edhe fakti se ata janë zhvilluar shumë shpejt dhe një pjesë tjetër, ndoshta është çështje kulturore”, ka thënë Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër.
Çështja e sigurisë së pajisjeve të kompanisë kineze Huawei tashmë është temë e diskutimit në gjitha takimet dypalëshe të vendeve më të fuqishme në botë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump diskutoi për kompaninë kineze me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë qëndrimit të tij në Londër.
Shtetet e Bashkuara e kanë vënë Huawein në listën e kompanive me të cilat kompanitë amerikane nuk bashkëpunojnë.
Edhe
Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes me Pekinin
Kjo, për arsye se administrata amerikane thotë se kjo kompani po bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Huawei dhe qeveria kineze i kanë mohuar këto pretendime.