Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si të shkarkohet një president – në Kore

Demokratët e rrëzuan një diktator në ngritje në Seul. Të njëjtat taktika që përdori Koreja Jugore mund të funksionojnë edhe në Washington.

Ishte krizë politike si asnjë tjetër: Presidenti konservator pranoi publikisht të ketë kryer krim, duke menduar mesa duket se pranimi është shfajësim.

Në anën tjetër, partia liberale po tregohej e ndrojtur, ndonëse e kishte mandatin e popullit nga fitorja historike e zgjedhjeve të mesmandatit. Thirrjet për shkarkim vetëm sa po fuqizoheshin, ama lideri i shumicës hezitonte – partia mund ta kishte shumicën ama nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta çuar përpara procesin, shkruan sot Koha Ditore.

Skena politike e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtatorin e 2019-s? Jo. Krejt kjo ndodhi në Korenë Jugore dhjetorin e 2016-s, kur skandali bizar korruptues me të bijën e një shamani po niste ta shthurte presidencën e Park Geunhyes. 

Paralelet midis presidencës së Parkut dhe Trumpit janë të shumta dhe të habitshme. Njëjtë sikur Trumpi, Parku e kishte siguruar fitoren e papritur jo pa u ndihmuar paksa nga fushata e favorizimeve online e një agjencie spiunimi. (Jo e tipit rus, ama sa për dijeni – vetë agjencia koreanojugore e spiunazhit intervenoi në zgjedhjet presidenciale). Kur e mori detyrën, Park nisi t’i caktonte figurat qartazi të pakualifikuara mediale në postet e këshilltarëve presidencialë dhe zëdhënësve të saj. 

E krijoi një lloj kulti personaliteti, madje deri në atë pikë sa e “betoi” mbështetjen për të: Rreth 35 për qind e vartësve do ta mbështetnin edhe po ta vriste një njeri në mes të ndonjërës prej rrugëve më të frekuentuara në Seul. Tani, lajmi i mirë: Këtë film e kemi parë edhe më herët, dhe kishte fund të lumtur. Me gjithë këto avantazhe, Park u shkarkua dhe u largua nga detyra – ndonëse Partia Demokratike e opozitës nuk kishte mjaft vota. 

Mënyra se si liberalët e Koresë Jugore e mundësuan një gjë të tillë mund të shërbejë si një udhërrëfyes për Partinë Demokrate në Shtetet e Bashkuara.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm