Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si po planifikon Rusia sabotazh në Detin e Veriut

Rusia ka një program për të sabotuar “stacionet e energjisë me erë” dhe kabllot e komunikimit në Detin e Veriut, raporton BBC.

Detajet kanë dalë nga një hetim i përbashkët i transmetuesve publikë në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Thuhet se Rusia ka një flotë detare, të maskuar si anije peshkimi dhe hulumtuese, në Detin e Veriut.

Ato bëjnë hulumtime nën det dhe po shënjestrojnë pika kyçe për sabotimet e mundshme.

BBC-ja mëson se zyrtarët britanikë janë në dijeni se anijet ruse po lëvizin në ujërat e Britanisë si pjesë e programit.

Edhe Arma e fshehtë e Putinit që e zuri Perëndimin të papërgatitur Botë Arma e fshehtë e Putinit që e zuri Perëndimin të papërgatitur

Seria e parë e raportimeve pritet të transmetohet të mërkurën nga DR në Danimarkë, NRK në Norvegji, SVT në Suedi dhe Yle në Finlandë.

Image

Një zyrtar i inteligjencës së Danimarkës, thotë se po bëhen planifikime për sabotim në rast të një konflikti të shkallës së plotë të Rusisë me Perëndimin. Ndërkohë kreu i inteligjencës së Norvegjisë, i ka thënë transmetuesve se programi konsiderohet shumë i rëndësishëm nga Rusia dhe kontrollohet direkt nga Moska.

Transmetuesit thonë se kanë analizuar komunikimet ruse me anijet në ujërat e Detit të Veriut.

Raportimet koncentrohen në anijen Admirl Vladimirsky. Zyrtarisht, njihet si anije eksploruese. Por, raportimet thonë se është anije spiunazhi.

Raportohet se ka lundruar kjo anije edhe në afërsi të ujërave britanike dhe po ashtu në ato holandeze për një mision.

Mësohet se anija ngadalësohet kur i afrohet zonave ku ka “stacione të energjisë me erë”. Raportohet se ka lundruar për një muaj atje në afërsi të këtyre “fermave” ndërsa kishte fikur transmetuesin që të mos gjurmohej.

Kur një gazetar iu afrua anijes me një varkë të vogël, ai u konfrontua nga një individ me maskë që mbante edhe automatik.

Edhe Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin Botë Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin
Image

BBC-ja mëson se zyrtarët britanikë janë në dijeni për këto veprime ruse.

Në shkurt, inteligjenca e Holandës kishte lëshuar një paralajmërim të pazakontë për aktivitete që jepte indikacione për sabotazh të infrastrukturës detare.

Kreu i inteligjencës ushtarake të Holandës tha se një anije ruse u pa në afërsi të “plantacioneve të energjisë me erë” në Detin e Veriut.

“Ne kemi parë në muajt e fundit se akterët rusë janë mundur të zbulojnë se si funksionon sistemi energjetik në Detin e Veriut. Është hera e parë që kemi parë këtë”, tha gjenerali Jan Swillens.

Këto veprime me gjasë kanë synim për të pasur opsione në rast të përshkallëzimit të konfliktit. Një opsion tjetër është të shkatërrohen linjat e komunikimit apo të shkatërrohet sistemi energjetik i një shteti, duke bërë kaos.

Raportimet ngrehin dyshim se këto anije kanë lidhje edhe me një incident në jug të Svalbardit vitin e kaluar, ku u dëmtua një kabllo nënujore.

Edhe NATO-ja del me masa për të mbrojtur kabllot nënujore në Detin Baltik Botë NATO-ja del me masa për të mbrojtur kabllot nënujore në Detin Baltik

Kablloja shërbente për komunikim satelitor. Policia norvegjeze tha se beson se “aktiviteti njerëzor” qëndron prapa këtij dëmtimi, por nuk akuzoi askënd zyrtarisht.

Më 13 prill të këtij viti, Norvegjia dëboi 15 zyrtarë rusë, duke i akuzuar për spiunazh. Ishte vala e fundit e dëbimeve të zyrtarëve rusë nga shtetet evropiane, që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.