Zjarret e mëdha në Greqinë verilindore, kanë detyruar autoritetet që të evakuojnë tetë fshatra dhe një spital të qytetit derisa zjarrfikësit punonin në shuarjen e flakëve.
Niveli i rrezikut nga zjarret për disa rajone, përfshirë zonën më të gjerë të Athinës, u cilësua si “ekstrem” për të dytën ditë me radhë.
Si pasojë e zjarreve dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy zjarrfikës janë lënduar në Greqinë veriore dhe qendrore.
Në spitalin e Aleksandroupolisit në Greqinë verilindore janë evakuuar të gjithë pacientët dhe stafi mjekësor dhe janë vendosur në spitale të tjera në veri të vendit.
Rumania i ka dalë vendit në ndihmë me 56 zjarrfikës të dërguar për të ndihmuar në operacionin e shuarjes së zjarreve. / AP