Amerikanët nga spektri politik thonë se dezinformimi po rrit ekstremizmin politik dhe krimet nga urrejtja, sipas një sondazhi të ri që pasqyron shqetësime rreth pretendimeve të rreme dhe mashtruese përpara zgjedhjeve afatmesme të muajit të ardhshëm.
Rreth tre të katërtat e të rriturve amerikanë thonë se keqinformimi po çon në pikëpamje dhe sjellje më ekstreme politike, siç janë rastet e dhunës bazuar në racë, fe ose gjini. Kjo është sipas sondazhit nga Instituti Pearson dhe Qendra Associated Press-NORC.
"Ne jemi në një pikë tani ku dezinformimi është aq i keq sa mund t'i besoni shumë pak asaj që lexoni në media ose rrjete sociale", tha republikani Brett Reffeitt nga Indianapolis, i cili mori pjesë në sondazh. “E gjitha ka të bëjë me marrjen e klikimeve, jo të vërtetën, dhe janë ekstremet që tërheqin vëmendjen”.
Sondazhi tregon se pavarësisht nga ideologjia politike, amerikanët pranojnë se keqinformimi po lë gjurmë në vend, raportoi AP.
Në përgjithësi, 91% e të rriturve kanë thënë se përhapja e dezinformatave është problem, me 74% që e cilësojnë problem të madh. Vetëm 8% thonë se dezinformmimi nuk është aspak problem.
Edhe
Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun për 10 lloje kanceri
80% e demokratëve dhe 70% e republikanëve kanë thënë se dezinformomi rrit pikëpamjet ekstremiste politike.
77% e të anketuarve menduan se dezinformomi rrit krimet e lidhura me urrejtjen.