Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shumica e britanikëve të zhgënjyer me Brexitin

Foto: Reuters

Më shumë se gjysma e britanikëve të rritur besojnë se dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian ishte një dështim. Ky rezultat ka dalë nga sondazhi i fundit nga agjencia londineze “Savanta ComRes”, i kryer në shtator.

Në sondazh, 52 për qind e të anketuarve thanë se Brexiti nuk solli asgjë, kurse 36 për qind vlerësuan se dalja e Britanisë nga BE-ja ishte një sukses, raportoi portali Bruksel EURACTIV.

Se Brexiti ishte i dështuar u tha edhe nga 32 për qind e qytetarëve që u deklaruan si mbështetës të partisë konservatore në pushtet, e cila ishte motori kryesor i largimit nga BE-ja, si dhe 26% e atyre që votuan për Brexit në referendumin e mbajtur në qershor të vitit 2016.

Në atë referendum, britanikët votuan për t'u larguar nga BE-ja me një shumicë të ngushtë, 52% për dhe 48% kundër. Që atëherë, publiku britanik është pothuajse i ndarë për nevojën për të mbajtur një referendum të ri për anëtarësimin.

Artikuj të ngjashëm