Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtysa speciale për blerësit e patundshmërive - pasaporta e huaj

Kur Natalia Yavorska dhe bashkëshorti i saj menduan fillimisht për ta blerë një pronë pushimi në ndonjë vend më të nxehtë se atdheu i tyre, Ukraina, ata u joshën nga Ishujt Kanarine.

Një pushim në arkipelagun spanjoll më 2012 i kishte nxitur ata të synonin një tokë në brigjet jugperëndimore të ishullit Tenerife, dhe meqë interesoheshin për kurse golfi dhe peizazh oqeanik, ujdia u vulos me një shtesë speciale që iu bashkëngjit blerjes së tyre.

“Fakti se mund ta sigurojmë një vizë spanjolle qëndrimi me blerjen e patundshmërisë ishte shumë e rëndësishme dhe kjo na e lehtësoi vendimmarrjen”, tha Yavorska, ish-bankiere 60-vjeçare nga një qytet afër Kievit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo “vizë e artë” e nënkuptonte të drejtën për të aplikuar dikur për një pasaportë spanjolle dhe kësisoj të Bashkimit Evropian, një lloj bonusi ky që po i josh një numër të madh investuesish në patundshmëri.

“Një lloj garancie”

E konsideruar dikur si praktikë e errët, biznesi i ndarjes së vizave dhe i shtetësisë për investuesit e kamur është kthyer në dukuri të zakonshme dhe në disa raste edhe si strategji goxha e suksesshme marketingu.

Edhe Portugalia është kthyer në “hotel me 5 yje” për pensionistët britanikë Botë 10 muaj më parë Portugalia është kthyer në “hotel me 5 yje” për pensionistët britanikë

Yavorska dhe bashkëshorti i saj, Alexander Yavorski, i cili ka një biznes të importeve farmaceutike në Ukrainë, ishin të shqetësuar për stabilitetin politik në vendin e tyre dhe e konsideruan të drejtën e të jetuarit në një vend të BE-së si “një lloj garancie”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)