Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Shtrati që më shpëtoi prej talebanëve”

Vendosa të darkoja më herët - në gjashtë të pasdites - me mikun tim, kolegun pilot, Michael Poulikakos. Ishte hera e parë në tre-katër muajt e fundit prej se kisha nisur të vija në “Intercontinental” që darkoja kaq herët - zakonisht shkoja për darkë në tetë e gjysmë.

E kryem darkën kah ora shtatë e tridhjetë dhe pastaj u ngjita në dhomën time - me numër 522 - në katin më të lartë, që të bëja disa thirrje telefonike, transmeton “Koha Ditore”. Në 8:47 minuta isha në telefon me Athinën kur dëgjova një shpërthim të fuqishëm poshtë.

Dola në ballkon. Pashë një burrë shtrirë përtokë të mbuluar nga gjaku dhe po dëgjoja krismat që vinin nga jashtë e brenda hotelit. Më shkoi mendja se me fat isha që në atë moment nuk ndodhesha në restorant dhe i thashë vetes: “Në rregull, Vasileios, duhet të bësh diçka që të shpëtosh”.

E lashë hapur derën e ballkonit dhe mbylla derën e dhomës sime. Suita ime i kishte dy shtretër, kështu që mora njërin prej shtretërve dhe e mbështeta për dere që ta mbroja veten prej predhave dhe pastaj mblodha çarçafët, peshqirët dhe rrobat, dhe bëra një litar që të mund ta përdorja që të lëshohesha në katin e katër nëse ishte e nevojshme.

Meqë jam pilot dhe trajner, kam studiuar menaxhimin e krizës dhe vendimmarrjen për vite me radhë, kështu që edhe nëse shkoj në ndonjë restorant a teatër, mendoj të ulem afër derës, ose afër daljes emergjente - është diçka automatike, pothuajse e mishëruar në natyrën time.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm