Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në kishën katolike në Turqi

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm në një kishë katolike në Stamboll gjatë meshës të së dielës ku mbet i vrarë një person.

Grupi ekstremist tha në një deklaratë të dielën vonë se “sulmoi një tubim të jobesimtarëve të krishterë gjatë ceremonisë së tyre politeiste” brenda kishës Santa Maria në lagjen Buyukdere në Stamboll.

Ministri i brendshëm Ali Yerlikaya tha pak para mesnatës se dy burra që ai i përshkroi si pjesëtarë të Shtetit Islamik janë arrestuar gjatë sulmit. Një nga të dyshuarit është nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, tha ai.

Deklarata që merr përgjegjësinë për sulmin ishte publikuar në Aamaq, media e grupit militant, së bashku me fotot e dy burrave të maskuar duke mbajtur armë, të cilët ai i identifikoi si sulmues.

Ajo tha se gjatë sulmit u vra një person dhe u plagos një tjetër, ndërsa autoritetet turke thanë se askush tjetër nuk ishte plagosur përveç personit që u vra.

Edhe Turqia arreston 25 të dyshuar për sulmin me armë zjarri në kishë Botë Turqia arreston 25 të dyshuar për sulmin me armë zjarri në kishë

Yerlikaya tha se policia bastisi 30 lokacione dhe arrestoi disa të dyshuar në lidhje me sulmin.

“Ne nuk do të tolerojmë kurrë ata që përpiqen të prishin rendin e vendit – terroristët, bashkëpunuesit e tyre, si dhe grupet kriminale kombëtare dhe ata që synojnë prishjen unitetit dhe solidaritetit tonë,” tha Yerlikaya.

DHA, një agjenci private e lajmeve, raportoi se 51 persona u arrestuan gjate bastisjeve të policisë, duke përfshirë 23 që u dërguan në qendrat e mbajtjes në pritje te dëbimit.

Thuhet se dy të dyshuarit vozitën një veturë të sjellë nga Polonia në Stamboll një vit më parë, e cila nuk ishte përdorur asnjëherë para sulmit.

Sulmuesit i kapi paniku dhe u larguan pasi arma u bllokua, tha DHA.

Sukru Genc, kryebashkiak i qarkut Sariyer, ku ndodhi sulmi, i tha gazetës Birgun se personat e armatosur u larguan kur armët e tyre u bllokuan pasi shkrepën dy fishekë.

Genci tha se njerëzit që po mbanin meshën përfshinin Konsullin e Përgjithshëm polak Witold Lesniak dhe familjen e tij, nuk u lënduan gjatë sulmit.

Edhe Turqia arreston 34 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik Botë Turqia arreston 34 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Presidenti turk Recep Tayyip Ergdogan telefonoi Lesniakun dhe priftin e Santa Marias, Anton Bulai, për të shprehur ngushëllimet e tij. Më 3 janar, 25 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik u arrestuan në gjithë Turqinë dhe u akuzuan për komplot të sulmeve ndaj kishave dhe sinagogave, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Shteti Islamik nuk ka shënjestruar më parë tempujt fetarë në Turqi, por ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse në vend, duke përfshirë sulmin në klubin e natës në Stamboll më 2017 që vrau 39 persona dhe një sulm me bombë në Ankara që vrau 109 persona.

Kryetari i Stambollit Ekrem Imamoglu shprehu ngushëllimet e tij dhe mbështetjen për pakicat fetare në qytet, i cili është me shumicë myslimane.

Papa Françesku vuri në dukje sulmin në një fjalim në sheshin e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit të dielën.

“Unë jam pranë komunitetit katolik në Stamboll, i cili gjatë meshës pësoi një sulm të armatosur me një të vdekur dhe disa të plagosur,” tha Papa.

Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani tha se ministria e tij po ndiqte situatën së bashku me ambasadën italiane në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, dhe konsullatën e Stambollit.

Edhe Një i vrarë gjatë një sulmi në një kishë në Stamboll Botë Një i vrarë gjatë një sulmi në një kishë në Stamboll

“Shpreh ngushëllimet dhe mosmiratimin tim për sulmet në kishën Santa Maria,” shkroi Tajani në Twitter. “Jam i sigurt që autoritetet turke do të arrestojnë personat përgjegjës".

Përktheu: Latra Gashi