Disa shtete amerikane janë përballur me stuhinë e fuqishme të borës që deri më tani ka lënë pa energji elektrike më shumë se 350 mijë shtëpi dhe biznese.
Meteorologët kanë vlerësuar se 28 centimetra borë nuk kanë rënë që prej vitit 1908. Ata kanë bërë të ditur se stuhia e borës ka lëvizur nga Teksasi drejt fushës së Ohios, duke mbuluar me borë disa qytete të mëdha amerikane.
Sasi e madhe e borës ka rënë edhe në veriun e New Yorkut. Meteorologët kanë thënë se stuhia të shtunën pritet të largohet nga territori amerikan. Nga bora e dendur janë rrëzuar drunjtë që kanë shkëputur linjat e furnizimit me energji elektrike.
Probleme me energjinë elektrike shkaku i borës së madhe janë raportuar në pesë shtete amerikane. Ndërkaq në jug dhe verilindje të SHBA-së, disa shkolle dhe universitete janë mbyllur shkaku i motit të ligë.