Botë

Shtëpia e Bardhë publikon e pasuritë milionëshe të zyrtarëve të saj

Shtëpia e Bardhë ka publikuar pasuritë miliona dollarëshe të zyrtarëve të lartë të administratës Trump.

Kështu, vajza e presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, kanë asete me vlerë nga 240 deri në 740 milionë dollarë, raporton KTV.

Dokumentet e publikuara në orët e vona të së premtes, gjithashtu tregojnë edhe pagat e disa prej figurave kyçe në administratë.

Megjithatë, Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, nuk janë të përfshirë në këto dokumente.

Sean Spicer, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, u pagua 260 mijë dollarë për rolin e tij si Drejtor i Komunikimeve në Komitetin Kombëtar Republikan, derisa në pronësi ka një numër pronash.

Sipas vlerësimeve nga mediat amerikane, kabineti i Donald Trumpit ka pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12 miliardë dollarësh.