Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë përgëzon Zaevin për marrëveshjen me Greqinë

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, ka uruar kryeministrinë Maqedonisë Zoran Zaev për marrëveshjen me Greqinë, me të cilën arriti të zgjidh kontestin shumë vjeçar për çështjen e emrit.

Në një komunikatë Shtëpia e Bardhë thekson se Mike Pence përmes një bisede telefonike ka mirëpritur marrëveshjen me Greqinë dhe vendimin e Këshillit Evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë në qershor të vitit 2019.

“SHBA-të riafirmojnë mbështetjen për Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nënkryetari Mike Pence ka lavdëruar lidershipin e Zoran Zaevit, kurajon dhe përkushtimin e tij për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ka ofruar mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në muajin qershor kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Artikuj të ngjashëm