Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk do të deklaronte taksat e presidentit Donald Trump që janë kërkuar për hetim nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve.
Sekretari amerikan i thesarit, Steve Mnuchin, i shkruante kryetarit të komisionit parlamentar Richard Neal, se kërkesa e tij nuk kishte një qëllim legjitim legjislativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja që pritej me siguri do të ndezë një betejë ligjore në lidhje me taskat e presidentit trump. Mjetet në opsion të demokratëve tani janë një marrje në pyetje e autoritetit të taksave ose hartimi i një padie ligjore, transmeton tch.
Demokratët e dhomës së përfaqësuesve kishin kërkuar akses tek deklarata e taksave të trump në fillim të prillit, duke u mbështetur tek një ligj që thotë se autoriteti i taksave duhet të publikojë taksat e disa ligjvënësve, përfshirë shefin e komisionit përkatës.
Presidenti i ka thënë njerëzve pranë tij se përpjekjet për të patur akses tek taksat e tij ishin një cënim i privatësisë dhe një shembull i asaj që ai e quan gjueti shtrigash të demokratëve, ashtu si edhe hetimi i këshilltarit special Robert Mueller, që kishte si qëllim të dëmtonte atë.
Trump në mënyrë të përsëritur I ka kërkuar ndihmësve të refuzojnë kërkesën e dhomës së përfaqësuesve dhe ka sinjalizuar se nuk ka ndër mend të bashkëpunojë me demokratët.