Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë: Blerja e armatimit nga Koreja e Veriut tregon se sa i dëshpëruar është Putini

Zëdhënësi për Siguri i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se Rusia është në proces për të blerë sasi të mëdha të raketave dhe artilerisë nga Koreja e Veriut për luftën e saj kundër Ukrainës, raporton agjencia AP.

Duke folur për mediat të premten, Kirby, ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk ka indikacione se blerja ka ndodhur tashmë, dhe po ashtu as se armët kanë arritur në fushëbetejë.

Kirby ka thënë se planet për blerje, tregojnë se sa i dëshpëruar po bëhet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Ai po blinte dronë nga Irani. Tash do të blejë artileri nga Koreja e Veriut. Kjo është dëshmi se sa po vuan industria e mbrojtjes e vendit të tij nga lufta dhe po ashtu tregon një shkallë dëshpërimi kur kërkon ndihmë nga vendet si Irani e Koreja e Veriut”, tha Kirby.

Administrata Biden javën e kaluar njoftoi se Rusia po përballet me probleme teknike me dronët e prodhuar nga Irani, të cilët i bleu në gusht nga Tehrani.

Artikuj të ngjashëm