Një stuhi masive me erëra të forta dhe tornado përshkoi të gjithë jugun e SHBA-së, duke lënë të vdekur të paktën shtatë njerëz në Georgia dhe Alabama, raportoi AP.
Pasi stuhia filloi të qetësohej natën e së enjtes, dhjetëra mijëra njerëz ishin pa energji elektrike në të dy shtetet.
Në Selma këshilli i qytetit përdori dritat e telefonave celularë ndërsa ata mbanin një takim në trotuar për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjashtë nga vdekjet u regjistruan në Autauga County, Alabama, ku rreth 40 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan nga një tornado.
Të paktën 12 persona u lënduan mjaft rëndë.
Në Georgia, një pasagjer vdiq pasi një lis ra në automjetin ku ndodhej. Atje stuhia ka nxjerrë edhe një tren nga shinat.