Të paktën shtatë persona kanë vdekur të enjten në Francë dhe në Itali, si pasojë e erërave të forta në disa zona të këtyre dy vendeve, shkroi Associated Press.
Autoritetet raportojnë se edhe dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në Toskanë, Venecia dhe në ishullin francez, Korsikë.
Sipas agjencisë kombëtare të motit “Meteo France”, stuhia ka pasur shpejtësi prej 220 km/h, me ç’rast 45.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Korsikë.
Autoritetet kanë njoftuar se 12 persona të shtruar në spital në Korsikë, janë në gjendje kritike.
Në Venecia, erërat e forta shkëputën copa tullash nga kambanorja e Shën Markut, e cila qëndron përballë katedrales së famshme. Turistët u evakuuan nga kjo zonë.
-
Së paku 5 të vdekur në Korsika shkaku i stuhive, mbi 45 mijë shtëpi pa energji elektrike
-
Më shumë se 300,000 të evakuuar nga zjarret në Francë dhe Spanjë
-
Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë
-
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem
-
Shtatë të vdekur në Francë nga temperaturat e larta