Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut

Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 125 të infektuar të rinj, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik i shtetit fqinj.

Nga të vdekurit tre janë nga Shkupi, një nga Shtipi, një nga Tetova dhe dy nga Struga. Ndërkohë janë shëruar edhe gjashtë persona.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë testuar 1019 persona. Në total në Maqedoni të Veriut janë infektuar 3364 persona me COVID-19, ndërsa 164 kanë përfunduar me fatalitet.