Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shqetësime për pacientët dhe stafin në spitalin al-Aqsa në Gaza

Mjekët nga Britania e Madhe që kanë punuar në atë që ata thonë se është i vetmi spital funksional në Rripin qendror të Gazës e kanë shprehur shqetësimin për pacientët që kanë mbetur atje, pasi luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit thuhet se janë intensifikuar.

Deborah Harrington, një mjeke e cila ka punuar në Spitalin e Martirëve al-Aqsa në Deir al-Balah tha se luftimet nënkuptonin se kishte “një rënie të vërtetë” në numrin e stafit të aftë, sidomos gjatë dy javëve të fundit.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se rreth 600 deri në 700 pacientë janë ende duke u trajtuar brenda spitalit çdo ditë dhe se qindra njerëz të zhvendosur janë strehuar atje ose në afërsi.

Kur u pyetën për raportet, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i thanë BBC-së: “Forcat më afër atje janë 1.5 km larg dhe nuk ka asnjë aktivitet atje”.

Spitalet mbrohen në mënyrë specifike sipas të drejtës ndërkombëtare. Çdo operacion ushtarak rreth spitaleve duhet të marrë hapa për të kursyer pacientët, stafin mjekësor dhe civilët e tjerë brenda tyre.