Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nga pyjet më të mëdha të Berlinit mëngjesin e së enjtes i cili u shkaktua nga disa shpërthime që ndodhën në një depo municioni brenda pyllit, raportoi AP-ja.
Më shumë se 100 zjarrfikës po luftonin zjarrin.
Zjarri u përhap shpejtë dhe shpërthimet masive mund të dëgjoheshin nga zona ku ndodhej municioni i vjetër nga Lufta e Dytë Botërore, ku kishte edhe fishekzjarrë dhe ku ruheshin mjetet shpërthyese.
“Situata është e rrezikshme”, tha Thomas Kirstein nga Departamenti i Zjarrfikësve të Berlinik. “Zjarri nuk është nën kontroll, pylli po digjet pa kontroll”.
Kirstein tha se nuk është e qartë çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e parë në depon e municionit.
Autoritetet e Berlinit thirrën edhe forca shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, përfshirë forcat speciale të ushtrisë gjermane.
-
Zjarr në Gjermaninë perëndimore, frikë për shpërthimin e municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë
-
Zjarr i madh në Berlin, mbi 100 zjarrfikës në vendngjarje
-
Shpërthim në një depo armësh në Bullgari
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Zjarri i madh në Belgjikë i afrohet Gjermanisë