Një person u lëndua pas shpërthimit të një zjarri në objektin e Ministrisë të Mbrojtjes ruse, në rajonin jugor të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, njoftoi Reuters të dielën.
Guverantori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, njoftoi për ngjarjen, derisa i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtatë shtëpi.
Autoritetet ruse nuk dhanë detaje për zjarrin dhe ende nuk është qartësuar shkaku i shpërthimit.
Muajin e kaluar, Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti në Belgorod si dhe bombardimin e disa fshatrave ku po mbaheshin depo municioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur dhe 16 të plagosur nga një shpërthim municionesh në Rusi
-
Një shpërthim vret tre persona në qytetin rus pranë kufirit të Ukrainës
-
Shpërthime të tjera në qytetin rus në afërsi të Ukrainës
-
Raportohet për shpërthime në tri rajone ruse që gjenden në kufi me Ukrainën
-
Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod